
Dardanët e rinj nisen drejt Madridit, të martën sfidojnë Spanjën
Kombëtarja e Kosovës në futboll U21, është nisur drejt Madridit, ku të martën do të përballen me Spanjën.
Spanjollët dhe Dardanët e rinj do të ballafaqohen në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e ardhshëm.
“Dardanët U21 nisen drejt Madridit, ku do të përballen me një tjetër sfidë të vështirë në kuadër të kualifikimeve. Ndeshja e radhës për Kosovën U21 zhvillohet më 31 mars, në udhëtim kundër Spanjës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.


