Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para presidentes Osmani

Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para presidentes Osmani

Nëntë anëtarë të rinj të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë dhënë sot betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Anëtarët e rinj, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, morën detyrën zyrtarisht në një ceremoni solemne.

Me këtë rast, presidentja Osmani u uroi atyre suksese në ushtrimin e funksionit, duke theksuar se sistemi zgjedhor në Kosovë ka qenë gjithmonë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit demokratik në vend.

Nga ana e tyre, anëtarët e rinj të KQZ-së u zotuan se do t’i kryejnë detyrat me ndershmëri, besnikëri, paanshmëri, profesionalizëm dhe përkushtim të lartë.

Share This