Presidenti Ademi: Nga fushat e Superligës së Kosovës, te majat e futbollit, jemi dy hapa larg historisë

Presidenti Ademi: Nga fushat e Superligës së Kosovës, te majat e futbollit, jemi dy hapa larg historisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër mbrëma luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre.

Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratisllavë, në ndeshjen gjysmëfinale të pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shkruar për duelin e nesërme.

Sipas të parit të futbollit kosovar, Kosova është vetëm dy hapa larg historisë.

Ky është postimi i Ademit:

Nga fushat e Superligës së Kosovës, te majat e futbollit ndërkombëtar, djemtë tanë janë dëshmi e punës, përkushtimit dhe besimit në ëndërr.

Sot, në Bratisllavë, ata janë vetëm dy hapa larg historisë së madhe.

Rruga nuk ka qenë e lehtë, por zemra dhe karakteri i tyre nuk janë lëkundur kurrë.

Këta janë Dardanët tanë të Superligës të rritur me sakrificë, por të bashkuar për Kosovën.

Vazhdojmë bashkë, drejt ëndrrës!

Share This