Newcastle-Milan dhe Dortmund-PSG, kështu mbyllen pjesët e para
Kur shorti hodhi Paris Saint-Germain, Newcastle United, AC Milan dhe Borussia Dortmund në Grupin F të Ligës së Kampionëve, ishte e qartë se do të ishte “Grupi i Vdekjes”.
Me ndeshjen e fundit që është duke u zhvilluar vetëm njëra nga këto skuadra ka siguruar kualifikimin.
Tani kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e këtij grupi.
Newcastle ka rrëmbyer vendin e dytë, pasi ka dal në epërsi ndaj Milanit.
Derisa PSG është duke barazuar me Milanin.
Para kësaj ndeshje vetëm Borussia Dortmund kishte rezervuar një vend në raundin e 16-të më të mirëve, që do të thotë se PSG, AC Milan dhe Newcastle po luajnë për pozitën e dytë.
PSG është skuadra favorite për t’u kualifikuar si nënkampion i Grupit F, pasi e ka fatin në duart e veta dhe nëse kampioni francez fiton ndeshjen do t’i bashkohet gjermanëve në raundin tjetër, transmeton lajmi.
Për tu kualifikuar Newcastle United, do të duhej të mposhte AC Milan në shtëpi për të pasur një shans për kualifikim.
Mundësia e AC Milan për t’u kualifikuar duket më e zymta pasi jo vetëm që do t’i duhej të mposhtë Newcastle, por gjithashtu do t’i duhej humbja e PSG-s.