
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu, ja çfarë thotë
Këngëtari nga Peja dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, është lajmëruar në llogarinë e tij në Instagram, për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi.
Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti” ka qenë duke u mbajtur në paraburgim pas një incidenti që ka shkaktuar me disa prej bashkëpunëtorëve të tij.
Në Instagram ai ka shkruar se është shëndosh e mirë dhe se gjendet pranë familjes.

Ai ka thënë se ka nisur procedura ndaj kompanisë Onima.
“Në bashkëpunim me label, menaxhmentin dhe avokatët tonë në Britani, kemi nis procedura ndaj kompanisë Onima për krejt keqtrajtimet nder vite, borgjet, mundësitë e humbuna dhe damet e shkaktume. Ka hala shumë sene që nuk i dini, po që keni me I kuptu shumë shejt.”, ka shkruar Gjesti.
Gjesti ka thënë se e pranon që ka bërë gabim.


