Behrami akuzon Kurtin për pranim të “Zajednicës”: Zotimet janë dhënë edhe me shkrim

Behrami akuzon Kurtin për pranim të “Zajednicës”: Zotimet janë dhënë edhe me shkrim

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Behrami ka thënë se, ndonëse Kurti publikisht mohon krijimin e “Zajednicës” gjatë mandatit të tij, në praktikë ai e ka pranuar atë në disa raste dhe madje ka dhënë zotime zyrtare me shkrim.

Sipas tij, në pesë vitet e fundit, kryeministri e ka pranuar më pak se tri herë Asociacionin, ndërsa ka nisur zbatimin e tij që nga marrëveshja e arritur në Ohër.

“Gjatë këtyre 60 muajve, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën. Ndërkohë, implementimi i saj ka filluar që nga nënshkrimi në Ohër. Zotimin e ka dhënë edhe në letër, me nënshkrim, logo dhe vulë të shtetit të Kosovës,” ka deklaruar Behrami.

Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin, duke thënë se retorika e tij publike nuk përputhet me veprimet konkrete dhe se, sipas tij, dëmet e shkaktuara ndaj Kosovës janë të mëdha.

“Ti vazhdo me rima e me algjebra, ama dëmet që ia ke bërë Republikës së Kosovës janë të pariparueshme,” ka përfunduar reagimin e tij Behrami.

Share This