
Lladrovci: Ku është konstanta e Republikës?
Shkruan: Ramiz Lladrovci
Ka politikanë zhurmues të cilët e disponojnë “vulën” e sovranit dhe “bekimin e baballarëve”, por, luajnë futboll jashtë fushe, bile, kungullin e ofrojnë për pjepër. Kësaj a duhet dhënë fund…A kemi opozitë, apo, cili është misioni i opozitës?
Nga Abdixhiku nuk kam pritur e as pres të bëhet çka nuk është, lidhur me situatën politike dhe drejtimin që ka marrë shteti. Hallin e kam te bashkë partiakët dhe idealistët që kanë qenë të pranishëm në orën e historisë dhe e kanë dhënë provimin.
Ashtu sikur dështakët në vlerësimin e Dekretit, sepse kemi dy palë, pala pro dhe pala kundër, edhe politikanët që dështojnë ta lexojnë drejt mesazhin e qytetarit, nevojat dhe rrugën që ka marrë Kosova, do të duhej të hiqnin dorë nga ky “sport”.
Pyetja ime është pse nuk janë bashkë idealistët, të cilët e deshtën më shumë Kosovën se jetën e tyre. Ku janë qytetarët që hëngrën dhe hanë bukën me shtatë kore për t’i qëndruar besnik atdhetarizmit, kauzës për Kosovën e zhvilluar, demokratike e vlera euro-atlantike. Ku janë qytetarët dhe në veçanti dora e intelektualëve për ta bërë dallimin e fjalës nga vepra?
Pyetje krejt legjitime, në këtë mjegullnajë, ku është partia ime e cila ishte dhe është konstanta e Republikës?


