
EBA hyjnë në konflikt, goditet një objektiv në Iran
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kryer për herë të parë një sulm ndaj Iranit, në atë që konsiderohet një zhvillim i ri dhe i rëndësishëm në tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, sipas “Corriere della Sera”.
Lajmi është raportuar nga mediat izraelite, sipas të cilave sulmi ka pasur në shënjestër një impiant iranian të desalinizimit të ujit.
Sipas raportimeve, Izraeli e sheh këtë veprim si një sinjal të qartë ndaj regjimit iranian.
Megjithatë, burimet theksojnë se për momentin bëhet fjalë për një reagim të kufizuar dhe jo për një përfshirje të plotë të EBA-s në konflikt.
Autoritetet në njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë zbuluar 17 raketa balistike të lëshuara drejt territorit të vendit.
Nga këto, 16 raketat
janë interceptuar, ndërsa një tjetër ka rënë në det.
Po ashtu janë identifikuar edhe 117 dronë, nga të cilët 113 janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore, ndërsa katër të tjerë kanë rënë në territorin kombëtar.
Televizioni publik izraelit Kan raportoi se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe sulmet iraniane.
Situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa analistët paralajmërojnë se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i sulmeve mund të çojë në zgjerimin e konfliktit dhe përfshirjen e aktorëve të tjerë rajonalë. /atsh/


