Evertoni mposht Chelsean, City i kthehet fitoreve
Evertoni e ka mposhtur Chelsean, me rezultat 2-0, të dielën në kuadër të Premier Leagues.
Evertoni është treguar ekip më i fortë se “Blutë” e Londrës, skuadër në të cilën titullar ishte edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja.
Doucoure (54’) dhe Dobbin (90’), shënuan nga një gol për tri pikët shumë të rëndësishme për Evertoni, e cila po ‘lufton’ të ik nga zona e rrezikshme.
Pas kësaj fitore, Everton ka 13 pikë në vendin e 17-të, kurse, Chelsea renditet e 12-ta me 19 sosh.
Ndërkohë, Manchester City pas tri barazimeve dhe një humbje i është kthyer fitoreve.
Kampionët në fuqi të Anglisë mundën në udhëtim Luton-in, me rezultat 1-2.
Adebayo (45’), kalojë në epërsi Luton-in, kurse, për fitoren e skuadrës së Pep Guardiolës u përkujdesën Silva (62’) dhe Grealish (65’).
City pas kësaj fitore, ka 33 pikë në vendin e katërt, derisa Luton është në pozitën e 18-të me vetëm 9 sosh.