Messi realizon dygolësh, Inter Miami përmbys Orlando City-n

Messi realizon dygolësh, Inter Miami përmbys Orlando City-n

Lionel Messi vazhdon të dëshmojë pse është një nga futbollistët më vendimtarë në botë.

Superylli argjentinas realizoi dy gola në pjesën e dytë në fitoren me përmbysje 4-2 të Inter Miami CF ndaj Orlando City SC.

Kampioni në fuqi e pa veten në disavantazh, por reagoi fuqishëm pas pushimit. Messi barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 57-të, pasi u shërbye nga Segovia, duke rikthyer skuadrën në lojë.

Në minutën e 85-të ishte pikërisht Segovia që shënoi për 3-2, ndërsa në çastet e fundit të takimit Messi vulosi triumfin me një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 90-të.

Këto ishin dy golat e parë sezonalë për argjentinasin, i cili tashmë ka arritur në kuotën e 52 golave në 55 paraqitje në sezonin e rregullt të Major League Soccer.

Edhe pse vitet kalojnë, Messi vazhdon të thyejë statistika dhe të mbajë ritëm mbresëlënës, duke qenë lider i padiskutueshëm i Inter Miamit në rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit.

Share This