Miratohet buxheti i Prishtinës për vitin 2026

Miratohet buxheti i Prishtinës për vitin 2026

Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka dhënë dritë jeshile projekt-buxhetit të kryeqytetit për vitin 2026. 33 asamblistë votuan për, 8 kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Lëvizja Vetëvendosje paraprakisht u deklarua se nuk do ta votonte buxhetin, derisa subjektet e tjera politike i dhanë mbështetje buxhetit.

Komuna e Prishtinës në vitin 2026 do të ketë buxhet prej mbi 151 milionë euro.

Share This