OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” që mbahet më 17 shkurt

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” që mbahet më 17 shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka shprehur mbështetjen e saj për marshin “Drejtësi, jo politikë!”, të organizuar nga platforma Liria ka Emër, i cili do të mbahet më 17 shkurt.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e unitetit në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të atyre që, sipas tij, kontribuuan në lirinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Ne e mbështesim marshin ‘Drejtësi, jo politikë!’, të organizuar nga Liria ka Emër. Ky marsh duhet të jetë madhështor. Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që më 17 shkurt të dalin dhe të bashkohen në mbrojtje të atyre që na sollën lirinë dhe ndërtuan shtetin tonë”, ka deklaruar Gucati.

Sipas organizatorëve dhe përkrahësve, marshi synon të përcjellë mesazhin se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e lirë nga ndikimet politike, duke respektuar sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Share This