Në ndërrimin e vitit, Kurti vizitoi zyrtarët policorë që janë në detyrë

Në ndërrimin e vitit, Kurti vizitoi zyrtarët policorë që janë në detyrë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sonte zyrtarët policorë, të cilët si në çdo kohë edhe sonte janë në detyrë, në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë.

“I vizitova për t’i përshëndetur nga afër dhe për t’u shprehur mirënjohjen për angazhimin e tyre të pandërprerë. Shpreh vlerësimin tim të lartë për të gjithë djemtë e vajzat tona në uniformë, të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë kontribuojnë çdo ditë në garantimin e rendit, ligjit dhe sigurisë publike në Republikën tonë. Për Vitin e Ri, u uroj shëndet, mbarësi, begati dhe suksese të vazhdueshme në detyrën e tyre fisnike. Falë punës së tyre, qytetarët tanë festojnë me më shumë qetësi dhe siguri”, shkroi Kurti në “Facebook”, raporton rtk.

Share This