
Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante
Elita e futbollit kosovar rikthehet sot me dy ndeshjet e para të javës së 18-të.
Sot dhe nesër luhet ndeshjet e fundit të sezonit vjeshtor, ndërsa ekipet synojnë të mbyllin gjysmën e parë të sezonit me rezultate pozitive.
Gjatë ditës së sotme do të luhen dy përballje interesante.
Në ndeshjen e parë, Ferizaj e pret Llapin në shtëpi, me vendasit që kërkojnë me çdo kusht tri pikët për të shmangur mbetjen në fund të tabelës.
Ndërkohë, në përballjen tjetër, Prishtina e pret Drenicën, me synimin për t’u rikthyer te fitorja pas gjashtë ndeshjeve pa triumf dhe për të qëndruar në garë me Ballkanin, liderin aktual të kampionatit.
Të dyja ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 13:00.

