NBA/Natë e ‘nxehtë’ basketbolli, performanca të jashtëzakonshme

NBA/Natë e ‘nxehtë’ basketbolli, performanca të jashtëzakonshme

Janë zhvilluar 12 ndeshje të NBA-së, me shumë spektakël dhe performanca të larta individuale që kanë shënuar mbrëmjen.

Në sfidën mes Utah Jazz dhe Los Angeles Lakers, u regjistrua një “shi” koshash, ku LeBron James shkëlqeu me 28 pikë dhe 10 asiste, duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë 143-135.

Performanca e Luka Donciç ishte mbresëlënëse në ndeshjen Portland Trail Blazers–Sacramento Kings, ku slloveni realizoi 45 pikë, 14 asiste dhe 11 ribaunde, duke e çuar sfidën në një përfundim me fotofinish 134-133. Te Blazers spikati edhe Deni Avdija me 35 pikë, ndërsa te Kings DeMar DeRozan kontribuoi me 33 pikë.

Denver Nuggets mundën Orlando Magic 126-115, falë Nikola Jokic, i cili regjistroi triple-double me 23 pikë, 13 asiste dhe 11 ribaunde. Ndërkohë, Oklahoma City Thunder vazhdojnë formën e tyre të shkëlqyer, duke mundur Los Angeles Clippers 122-101, me 32 pikë të Shai Gilgeous-Alexander.

Fitore në transfertë për Miami Heat, 106-95 ndaj Brooklyn Nets, me 24 pikë të Norman Powell.

Natë suksesi edhe për:

San Antonio Spurs (119-94 ndaj Washington Wizards)

Phoenix Suns (99-98 ndaj Golden State Warriors)

Charlotte Hornets (133-126 ndaj Atlanta Hawks)

Në ndeshjet e tjera:

New York Knicks fituan 114-113 ndaj Indiana Pacers

Toronto Raptors mundën Milwaukee Bucks 111-105

New Orleans Pelicans fituan 133-128 ndaj Houston Rockets

Dallas Mavericks mposhtën Detroit Pistons 116-114

Share This