
Tri super ndeshje sot në Superligën e Kosovës – vëmendja te derbi Drita–Gjilan
Sot (e diel) do të zhvillohen tri super përballje në kuadër të Superligës së Kosovës, që pritet të dhurojnë emocione dhe rivalitet të fortë.
Vëmendja kryesore do të jetë te derbi lokal mes Dritës dhe Gjilanit, një përballje gjithmonë e zjarrtë dhe me interes të madh për tifozët e dy skuadrave.
Po aq interesante pritet të jetë edhe sfida mes Ballkanit dhe Prishtinës, dy ekipe që synojnë pikët e plota për të mbetur në garë për objektivat e sezonit.
Ndërkohë, Llapi do ta presë Malishevën, skuadrën që po kalon një formë të shkëlqyer dhe që ka treguar stabilitet në ndeshjet e fundit.
Përveç Llapit, skuadrat e tjera janë të ndara me diferenca minimale pikësh në tabelë, çka e bën edhe më të madhe rëndësinë e këtyre përballjeve, pasi secila do të synojë vetëm fitoren.
Kujtojmë se të tri ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

