
Inter-Liverpool, Chivu: Ata janë të fortë edhe pa Salah
Pas fitores së tyre të thellë në shtëpi kundër Comos, Interi po përgatitet të kthehet në Ligën e Kampionëve në San Siro kundër Liverpoolit. Nuk është aspak një ndeshje e lehtë për djemtë e Chivu, të cilët janë të vendosur të ruajnë serinë e tyre pozitive evropiane dhe të sigurojnë fitoren e tyre të pestë në gjashtë ndeshje.
Nuk do të jetë e lehtë, pasi kundërshtari është i fortë, pavarësisht formës së dobët të djemve të Slot, dhe Chivu nuk është i gatshëm t’i nënvlerësojë ata: “Vitin e kaluar ata fituan Premier League, e nisën mirë këtë vit dhe më pas kishin vështirësi”
“Kanë vlerë individuale dhe kolektive, dhe ne duam të sjellim intensitet dhe të bëjmë siç bëjnë ata. Të gjithë e dimë intensitetin e Liverpoolit, cilësinë që ata kanë, si individualisht ashtu edhe kolektivisht”.
Lidhur me Salahun, i cili do të mungojë, trajneri zikaltër theksoi: “Ekziston një ekip, jo vetëm lojtari. Ne duhet të përqendrohemi te Liverpooli si ekip, jo si individë”.
Për Akanji: “Ai nuk ishte mirë sot, dhe ne e dërguam në shtëpi, do ta shohim nesër”.


