LDK publikon listën e kandidatëve për deputetë – Abdixhiku: “Kjo është lista e të ardhmes sonë”

LDK publikon listën e kandidatëve për deputetë – Abdixhiku: “Kjo është lista e të ardhmes sonë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar sot listën e kandidatëve për deputetë, të cilën e ka cilësuar si një përbërje të njerëzve me integritet, përvojë dhe vizion për Kosovën.

Në reagimin e tij, Abdixhiku theksoi se lista e re përfaqëson ata që besojnë në shtet, ligj, meritokraci dhe në orientimin euroatlantik të vendit.

“Kjo është lista e të ardhmes sonë. Një kombinim i njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri. Çdo emër në këtë listë qëndron mbi vlera; integritet, besim dhe shërbim ndaj qytetarëve”, tha Abdixhiku.

LDK pritet ta prezantojë zyrtarisht programin zgjedhor dhe prioritetet për mandatin e ardhshëm në ditët në vijim, ndërsa publikimi i listës është parë si hap i rëndësishëm drejt mobilizimit të strukturave dhe elektoratit të partisë.

Lista e plotë:

Share This