Abdixhiku viziton familjen Rugova: Presidenti ka vetëm ditëlindje

Abdixhiku viziton familjen Rugova: Presidenti ka vetëm ditëlindje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një vizitë te familja e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.

Gjatë kësaj vizite, është konfirmuar se Ukë Rugova, djali i presidentit historik, do të jetë pjesë e listës së LDK-së për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Abdixhiku ka publikuar edhe një video nga momentet e vizitës, duke shkruar:

“Presidenti ka vetëm ditëlindje.”

Vizita e kreut të LDK-së shënon gjithashtu edhe një kujtim simbolik për rolin dhe figurën e Ibrahim Rugovës në historinë e Kosovës.

Share This