
Super Muriqi i shënon dygolësh Osasunës
Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi vazhdon shkëlqimin në La Liga.
Reprezentuesi i Kosovës, ka shënuar dygolësh në duel me Mallorca, sfidë që po luhet në kuadër të elitës së futbollit spanjoll.
Muriqi golin e parë e shënoi nga penalltia në minutën e 62-të, derisa katër minuta më vonë realizoi golin e dytë.
Aktualisht rezultati në duelin mes Mallorca-s dhe Osasunas është 2-0.


