
Behrami: Zgjedhjet e jashtëzakonshme mundësi për të dalë nga kriza politike
Artan Behrami, në RTK Prime, foli edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që sipas tij PDK është e gatshme për të marrë pjesë, e ku, siç u shpreh ai këto janë mundësi për të dalë nga një ngërç politik i projektuar nga LVV dhe Kurti.
Ai shtoi se PDK ka qenë e gatshme për bashkëpunim, por LVV ishte ajo që ka krijuar drama e situata që kanë ndikuar shtyrje të proceseve.
Ndërkaq për votimin e ‘Qeverisë Konjufca 1’, Behrami tha se LVV ka bërë një veprim që dihet se paraprakisht opozita nuk do ta bëjë.
Për mos-votimin e Konjufcës për kryeministër, Behrami sqaroi se në asnjë vend demokratik nuk zgjidhen me ofertën: ‘merr ose lëre’.
“Kjo është shenjë që Kurti nuk i respekton rregullat e demokracisë”, u shpreh Behrami.
Për votimin e buxhetit të vitit 2026, Behrami tha se është, të thuash, sikur të kërkosh të votosh buxhetin e vitit 2010, sepse, shtoi ai, Kuvendi ende nuk ka ardhur në atë stad që të votohet buxheti, sepse ende nuk ka kuvend të ri. /rtk/


