Izraeli vazhdon të ndalojë gazetarët të hyjnë në Rripin e Gazës

Izraeli vazhdon të ndalojë gazetarët të hyjnë në Rripin e Gazës

Gazetarëve ndërkombëtarë ende nuk u lejohet hyrje e lirë në Rripin e Gazës edhe pas marrëveshjes për armëpushim në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit

Megjithëse u zhvillua një seancë para gjykatës më të lartë në Jerusalem për një kërkesë të Shoqatës së Shtypit të Huaj (FPA) për t’u lejuar gazetarëve të udhëtojnë në këtë zonë bregdetare të mbyllur, gjykata i dha qeverisë izraelite 30 ditë shtesë  për të prezantuar një qëndrim të qartë.

FPA-ja  reagoi sot me zhgënjim dhe akuzoi Izraelin për përdorimin e taktikave të vonesës.

Hyrja në Rripin e Gazës kontrollohet plotësisht nga Izraeli. Që nga fillimi i konfliktit në Gaza më shumë se dy vjet më parë, gazetarët e huaj kanë mundur të vizitojnë këtë zonë vetëm të shqoqçruar nga forca të   me ushtrinë izraelite dhe u janë treguar vetëm zona shumë specifike.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte rekomanduar në gusht që Izraeli t’u jepte gazetarëve hyrje në Rripin e Gazës. /atsh/

Share This