
Muhamet Mavraj për protestën në Tiranë: Nder dhe respekt pa kufi për shtetin shqiptar!
Shqipëria është vendi i vetëm që, në të katër anët, kufizohet nga vetvetja.
Sot, në Tiranë të Shqipërisë, bëhen bashkë copat e Shqipnisë, jo për të përkrahur kombëtaren e futbollit për fitore, por për ekipin kombëtar në Hagë, në betejën për drejtësinë e luftës çlirimtare.
Gjithmonë, kush ka dashur të ndihmojë, ka gjetur mënyra. Kush s’ka dashur, ka gjetur arsyetime – e kur nuk i ka gjetur, i ka shpikur ato. Kështu ishte gjatë luftës, dhe saktësisht të njëjtit kështu janë edhe sot. Pra, jemi mësuar – ecet edhe pa ta.
Sot, në Tiranë, është një ditë përtej një demonstrate për çfarë është thirrur. Ka vlerë shumë më të lartë, dhe bota do ta lexojë më mirë vlerën e këtij kombi – dhe forcën motorike të kësaj vlere.
Mos të humbet kohë me pishpirikët e cinikët. Rrota e historisë, dalëngadalë, po i kthen aty ku e kanë vendin.
Nder dhe respekt pa kufi për shtetin shqiptar!


