
A do ta kërkojë rrëzimin e kryetarit të PDK, Lladrovci: Do t’i ndihmojë miqtë në balotazh, pastaj dikush duhet të jap përgjegjësi
Sonte në Pressing, nga ora 20:15, i ftuar është kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Përballë tij janë panelistët Valon Syla, Ilir Mirena e Burim Ramadani.
Lladrovci tha se në do të ju ndihmojë kandidatëve për kryetarë komunash që vijnë nga radhët e PDK’së e që janë në balotazh.
“Unë do me ju ndihmu kandidatëve që janë për kryetarë komune që janë në balotazh nga radhët e PDK”.
Tutje ai tha se nëse kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi nuk dëshiron t’i ndihmojë kandidatëve të tjerë për kryetarë komune, atëherë ai do “t’i shikojë punët e veta”.
“Kryesia e PDK’së murr një vendim të hidhur, sepse nuk munen me mujt një kamion me një bedel edhe me u lshu krejt kryesia…. Në qoftë se kryetari i PDK thotë se nuk ka nevojë për strukturën e kryetarit të Lladrovcit me na ndihmu në asnjë komunë, unë me zor kërkujna smujna me i shku, por përgjegjësia e dytë vjen edhe një herë mbi të”, tha ai.


