Izraeli: Një nga trupat e dorëzuar nga Hamasi nuk është peng

Izraeli: Një nga trupat e dorëzuar nga Hamasi nuk është peng

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se një nga katër trupat e dorëzuar së fundmi nga Hamasi nuk përputhet me asnjërin nga pengjet që grupi militant ka mbajtur në Gaza.

Sipas raportimit të BBC-së, Hamasi është detyruar të dorëzojë 48 pengjet e mbetura, si pjesë e fazës së parë të planit të paqes në Gaza. Deri më tani, 20 pengje të gjalla dhe trupat e pajetë të shtatë të tjerëve janë kthyer në Izrael.

Tre trupat e dorëzuar mbrëmë janë identifikuar si Tamir Nimrodi, Eitan Levi dhe Uriel Baruch. Megjithatë, njëri prej trupave të dorëzuar nuk përputhet me të dhënat e pengjeve, duke ngritur dyshime për saktësinë e listës së dhënë nga Hamasi.

Në reagim ndaj vonesave në dorëzimin e trupave, Izraeli ka kërcënuar me kufizim të ndihmës humanitare për Gazën dhe shtyrjen e rihapjes së pikës kalimtare të Rafah.

Zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit duket se po përballet me vështirësi, pasi Hamasi dhe fraksionet e tjera palestineze mund të mos jenë në gjendje të gjejnë mbetjet e pengjeve brenda afatit të përcaktuar, i cili skadon të hënën.

Share This