Memli Krasniqi në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj NATO-s

Memli Krasniqi në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj NATO-s

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, e mbajtur në Prishtinë.

Në këtë ceremoni, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas nga Ushtria e Turqisë mori detyrën si Komandant i Misionit të NATO-s në Kosovë, duke e zëvendësuar Gjeneralmajor Enrico Barduani të Ushtrisë italiane.

Në fjalën e tij, Krasniqi theksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin vendimtar që NATO dhe KFOR kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në garantimin e paqes, sigurisë dhe mbrojtjen e lirisë së vendit.

“Prania e KFOR-it mbetet thelbësore për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon,” thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të PDK-së.

Share This