Agim Ademi po udhëheq me projekte të mëdha për futbollin e Kosovës

Agim Ademi po udhëheq me projekte të mëdha për futbollin e Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, po shihet gjithnjë e më shumë si një figurë kyçe në zhvillimin e futbollit kosovar, falë projekteve madhore që po realizohen gjatë mandatit të tij, shkruan Rekordi.net.

Së fundmi, ai ka arritur të sigurojë miratimin e UEFA-s për projektin që parasheh vendosjen e reflektorëve në të gjitha stadiumet e futbollit në vend.

Ky hap përbën një arritje historike për infrastrukturën sportive të Kosovës, pasi krijon mundësi që ndeshjet të zhvillohen edhe në orare të vona, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Agim Ademi, përmes angazhimit të tij të pandërprerë në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare të futbollit, po dëshmon se vizioni i tij për një futboll më modern e më konkurrues është duke u bërë realitet.

Përveç projektit të reflektorëve, gjatë udhëheqjes së tij FFK ka forcuar marrëdhëniet me UEFA-n dhe FIFA-n, duke siguruar mbështetje për shumë projekte zhvillimore.

“Ky vendim i UEFA-s është një dëshmi e punës dhe seriozitetit tonë për të ngritur futbollin kosovar në një nivel më të lartë,” ka theksuar Ademi, duke shtuar se futbolli kosovar tashmë po merr vëmendjen dhe përkrahjen që meriton.

Me këtë projekt dhe të tjerë që pritet të pasojnë, puna e presidentit Agim Ademi po shihet si një gur themeli në rrugën drejt modernizimit dhe profesionalizimit të futbollit në Kosovë. /Rekordi.net

Share This