
Atletët nga Kenia triumfojnë në Maratonën Prishtina 2025
Ka përfunduar Maratona Prishtina 2025, e cila këtë edicion u zhvillua në 10 kategori dhe mblodhi rreth 1.800 garues.
Përveç garuesve të Kosovës, në garë morën pjesë edhe sportistë nga vendet të ndryshme të botës.
Në kategorinë e maratonës së plotë, 42 kilometra, triumfuan sportistët nga Kenia.
Tek meshkujt, vendet e para i morën Shedrack Kiptoo Kimaiyo, Benard Kiprotich Too dhe Kennedy Kipkemoi Rono, ndërsa tek femrat fituese ishin Chelangat Sang, Rose Jepchumba dhe Lina Kaion.
Çmime u ndan gjithashtu edhe për tetë kategoritë e tjera: gjysmëmaratonë femra dhe meshkuj, 10 km femra dhe meshkuj, 5 km femra dhe meshkuj, si dhe kategoritë PAV për persona me aftësi të kufizuara, tek meshkujt dhe femrat.


