Dinamo mposht Fenerbahçen, asiston Hoxha, fiton edhe Roma

Dinamo mposht Fenerbahçen, asiston Hoxha, fiton edhe Roma

Dinamo e Zagrebit e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Europa League.

Gjiganti kroat e mposhti Fenerbahçen, me rezultat 3-1, të mërkurën në ‘Maksimir’, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të rrethit të parë të kësaj ligë evropiane.

Dueli mes Dinamos dhe Fenerbahçen, ka prodhuar një ndeshje mjaft interesant, me raste të mira dhe katër gola të shënuara.

Njeriu i ndeshjes në fitoren e skuadrës kroate ishte Beljo, i cili shënoi dygolësh në minutën e 21-të dhe 51-të. Në golin e dytë asistoi reprezentuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha, i cili bërë paraqitje mjaft të mirë në këtë ndeshje. Golin e tretë për ekipin kroat e realizoi Bakrar në minutën e 90+5’, derisa golin e vetëm për skuadrën turke e realizoi Szymanski në minutën e 25-të.

Edicionin e ri në Europa League me fitore e ka nisur edhe Roma e cila në udhëtim mundi Nice-n, me rezultat 2-1, falë një goli të Ndicka (52’) dhe Mancini (55’), kurse, golin e vetëm për skuadrën franceze realizoi Moffi (77’) nga penalltia.

Baseli është mundur udhëtim tek Freiburgu, me rezultat 2-1. Në radhët e skuadrës zvicerane titullar ishin dyshja shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti.

Të gjitha rezultatet:

Share This