80-vjetori i Çlirimit, Vlora feston me muzikë dhe këngë në Sheshin e Flamurit

80-vjetori i Çlirimit, Vlora feston me muzikë dhe këngë në Sheshin e Flamurit

Me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit, Sheshi i Flamurit në Vlorë do të mbushet me tingujt e muzikës dhe këngëve që nderojnë sakrificën dhe lirinë e popullit shqiptar.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se aktiviteti do të mbahet më 18 nëntor, në ora 12:00.

“Festojmë me muzikën dhe shpirtin e kombit tonë! Ejani të ndajmë së bashku këtë moment historik,” shkruan ministri.

Festa pritet të tërheqë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, duke u kthyer në një ditë plot emocion, harmoni dhe respekt për ata që luftuan për lirinë e vendit.

Share This