Presidenti Ademi viziton Kombëtaren në Hajvali: Shpresë dhe energji e re te Dardanët

Presidenti Ademi viziton Kombëtaren në Hajvali: Shpresë dhe energji e re te Dardanët

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, të dielën e ka vizituar ekipin Kombëtar të Kosovës në Kampin Nacional në Hajvali, ku po zhvillohen përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Kosova do të përballet fillimisht me Armeninë më 6 qershor, ndërsa tri ditë më pas, më 9 qershor, do të luajë ndaj Ishujve Komore. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas vizitës, Ademi shprehu kënaqësinë për atmosferën dhe entuziazmin që ka gjetur në kamp, duke veçuar përfshirjen për herë të parë të futbollistëve Ron Raçi, Florian Haxha dhe Bledion Krasniqi në ekipin kombëtar.

“Isha i lumtur të takoja edhe futbollistët Ron Raçi, Florian Haxha e Bledion Krasniqi, të cilët për herë të parë janë pjesë e Dardanëve, duke sjellë shpresë dhe energji të re në familjen tonë të madhe. Uroj me gjithë zemër që ekipi të ecë me sukses në këtë rrugëtim dhe të na bëjë krenarë në çdo sfidë”, ka deklaruar Ademi.

Kombëtarja e Kosovës synon rezultate pozitive në këto sfida, të cilat shërbejnë si përgatitje për ndeshjet kualifikuese që e presin në muajt në vijim.

Share This