48-vjeçari nga Mushtishti dyshohet se humbi jetën si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi

48-vjeçari nga Mushtishti dyshohet se humbi jetën si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi

Ai tha se sipas mjekut kujdestar, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi.

“Në ora 12:50 është konfirmuar vdekja”, konfirmoi Bytyqi.

Nga të dhënat fillestare, viktima ishte duke ngrënë në shtëpinë e tij kur i është përkeqësuar gjendja dhe ka humbur vetëdijen.

“Familjarët kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në QKMF”, tha Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është në hetime.

Share This