44-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Vesel Gashi, zëdhënës rajonal i policisë.
Gashi tha se lidhur me rastin kanë nisur hetimin.
“Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML dhe rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes””, tha ai.
Klankosova.tv mëson se viktima është i moshës 44-vjeçare me inicialet H.M.