43.9 për qind e të rinjve synojnë ikin nga Shqipëria
Sondazhi i fundvitit i DataCentrum-Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët lidhur me objektiva të ndryshëm lidhur me vitin 2025.
Një ndër objektivat për të cilin janë pyetur qytetarët ka qenë të ikin nga Shqipëria. Diferencat demografike më të mëdha në këtë objektiv shihen tek grupmoshat.
Të pyetur “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Të iki nga Shqipëria/ Llotaria Amerikane”, 24.5 përqind e qytetarëve të pyetur janë përgjigjur se e kanë si objektiv, ndërkohë që 72.5 për qind e tyre tregojnë se nuk e kanë si objektiv.
Këtë objektiv e kanë 39.8 për qind e atyre që janë 18-24 vjeç dhe 43.9 për qind e atyre që janë 25-34 vjeç. Ndërkohë që me rritjen e moshës ky objektiv është më pak i shprehur në grupmoshat e tjera.