26 vjet nga mobilizimi i UÇK-së

26 vjet nga mobilizimi i UÇK-së

Sot bëhen 26 vjet nga mobilizimi i UÇK-së.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, 26 vjet më parë nëpërmjet urdhrit për mobilizim, pati ftuar qytetarët për t’iu përgjigjur më mirë zhvillimeve, si rezultat i veprimtarisë ofensive të forcave serbe.

UÇK-ja ftoi qytetarët për mobilizim të përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili filloi më datën 01.04.1999 dhe vazhdojë si proces.

Share This