20 të vdekur gjatë trazirave në një pikë shpërndarjeje ndihmash në Gaza

20 të vdekur gjatë trazirave në një pikë shpërndarjeje ndihmash në Gaza

Të paktën njëzet persona kanë humbur jetën sot në mëngjes gjatë trazirave në një pikë shpërndarjeje ndihmash në Rripin e Gazës, bënë të ditur Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF).

Në një deklaratë, fondacioni ka thënë se 19 nga viktimat u shkelën për vdekje, ndërsa një person u godit me thikë.

“Kemi arsye të besueshme për të besuar se elementë brenda turmës, të armatosur dhe të lidhur me Hamasin, nxitën qëllimisht trazirat”, ka deklaruar GHF, duke thënë se incidenti ndodhi në një qendër shpërndarjeje në qytetin jugor të Khan Younis.

Personeli i GHF pretendoi se pa armë zjarri midis të mbledhurve në pikën e shpërndarjes së ndihmave, me një anëtar të stafit amerikan të kërcënuar me armë nga një individ në turmë.

Ky version i ngjarjes  nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe organizata islamike palestineze Hamas nuk ka lëshuar një koment.

GHF-ja, e cila filloi të vepronte në fund të majit me mbështetjen e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aktualisht po mbikëqyr shpërndarjen e ushqimit në Rripin e Gazës pas muajsh kufizimesh izraelite në shpërndarjen e ndihmave.

Share This