
100 euro në prag të zgjedhjeve, Bajrami: Paratë që ua mori nga inflacioni po ia kthen në këmbim të votës, korrupsion publik
Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë në detyrë për ndarjen nga 100 euro për disa kategori në prag të zgjedhjeve.
Ajo tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pak ditë para 7 qershorit po tenton të blejë vota me para të buxhetit të shtetit.
“Që 6 vjet: çmimet janë dyfishuar, arsimi është lënë pas dore, spitalet janë pa barna e me lista të gjata të pritjes për trajtim, të gjitha rrugët janë pa përfunduar dhe asnjë investim i madh nuk ka ndodhë. Tash 100 euro/votë”.
Bajrami iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se me paratë që ua ka marrë përmes inflacionit tash po ia kthen në këmbim të votave, transmeton GE.
“Mos harroni, këto janë paratë e juaja që ua ka marrë përmes inflacionit dhe meqë nuk i ka investu as në arsim, as në shëndetësi, as në infrastrukturë dhe as në ekonomi po u a kthen në këmbim të votës. Kjo nuk është ndihmë. Kjo është skemë e korrupsionit publik”, tha ajo.

