Zyrtari i UEFA-së për FFK-në: Keni një ekip fantastik të cilët kanë shumë energji për të punuar dhe për të ndërtuar procese
Federata e Futbollit e Kosovës ka lansuar strategjinë e saj për periudhën 2024 – 2028 nën moton “Themelet e së ardhmes”.
Në ceremoninë e mbajtur në hotel “Emerald”, krahas mysafirëve të shumtë nga komuniteti i futbollit i pranishëm ishte edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrulla Çeku si dhe përfaqësuesi i UEFA-s, Denis Bastari dhe përfaqësuesit e FIFA-s, Gianni Manca dhe Lorenzo Cavallari FIFA.
Mentori i strategjisë së FFK-së nga UEFA, Adam Ëalker ka thënë se sa herë po e viziton Kosovën po ndihet i befasuar me të arriturat që po ndodhin këtu.
“Në secilën fazë të vizitave tona ju më keni sfiduar me vizionin tuaj. Kjo qartësisht tregon se jeni të përkushtuar të testoni ‘status quon’ dhe të gjeni rrugën më të mirë të zhvillimit të futbollit të vendit tuaj. Përveç kësaj ju keni ndërmarrë një vizion të qartë që strategjia juaj të jetë sa më reflektuese. Shpresoj dhe besoj se të gjithë akterët do të shijojnë dhe festojnë shumë suksese që pashmangshëm kjo strategji do t’i sjellë. Puna e vështirë fillon nesër. Derisa krijimi i një strategjie është sfidë, impementimi i saj i përditshëm do të jetë shumë i rëndësishëm. Jam i entuziazmuar që e përfunduam këtë proces dhe tani do të shohim ndikimin e saj në zbatim. Keni një ekip fantastik brenda federatës, të cilët kanë shumë energji për të punuar dhe për të ndërtuar procese”, ka theksuar ai.