Zyrtarët amerikanë: Irani po rishqyrton sulmin e radhës ndaj Izraelit

Zyrtarët amerikanë: Irani po rishqyrton sulmin e radhës ndaj Izraelit

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se Irani mund të rishqyrtojë nisjen e një sulmi në shkallë të gjerë ndaj Izraelit.

Sipas tyre, zyrtarët thonë se administrata e Biden-it ka punuar me aleatët e Lindjes së Mesme për t’i bërë presion Teheranit që të rimendojë planet e tij.

Irani është paralajmëruar se një sulm i shumëanshëm ndaj Izraelit mund të çojë në një konfrontim të drejtpërdrejtë midis dy vendeve, raporton Politico.

Gjithashtu, zyrtarët theksojnë se Irani i është kërkuar të rikalibrojë përgjigjen e tij ndaj vrasjes së shefit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran, duke qenë se tani duket se ai u vra në një operacion të fshehtë me një bombë të vendosur në dhomën e tij dhe jo në një sulm të drejtpërdrejtë me raketa.

Megjithatë, zyrtarët thonë se ata besojnë se Irani do të përgjigjet, por mund të jetë më i matur dhe jo menjëherë. /rtsh/

Share This