Zyrtare: Zekirija Ramadani merr drejtimin e Dritës
FC Drita e ka prezantuar trajnerin e ri.
Zekirija Ramadani është emëruar trajner i ri i ekipit.
Ai e zëvendëson trajnerin grek Akis Vavalis.
Ramadani është prezantuar të enjten, ndërsa me Dritën ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Ramadani është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori të futbollit kosovar pasi ai ka fituar trofe me Trepçën ’89, Feronikelin e Prishtinën.
“Zeka” ka drejtuar skuadrën tjetër gjilanase SC Gjilani dhe kishte një aventurë të shkurtër edhe në kampionatin arab te skuadra Ohod.
Lajmin për emërimin e Ramadanit e ka publikuar FC Drita përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Postimi pa ndërhyrje i FC Dritës:
Zekirija Ramadani është treneri ynë i ri.
Kemi knaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trenerin shkupjan Zekirija Ramadani.
Ramadani është trener i njohur në futbollin kosovar, i cili ka fituar trofe me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit.
Klubi dhe Zeka kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër. Mirë se vjen Zeko FC DRITA.