Zyrtare: Veldin Hoxha – lojtari më i ri i Kosovës

Zyrtare: Veldin Hoxha – lojtari më i ri i Kosovës

Mesfushori i Rubin Kazanit Veldin Hoxha ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

Hoxha që ishte edhe kapiten dikur te grupmoshat U21 të Kroacisë tani e tutje do ta veshë fanellën dardane.

Përmes një komunikate zyrtare, FFK njoftoi se Hoxha është pjesë e Kosovës.

“Veldin Hoxha futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës. Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se mesfushori i njohur, Veldin Hoxha, tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës!”.

“Veldini do të jetë pjesë e Dardanëve për ndeshjet e ardhshme”, shkroi FFK.

Kjo padyshim do të jetë një ndihmë e madhe për Kosovën në dy ndeshjet e vështira të shtatorit, ndaj Zvicrës, respektivisht Suedisë.

Share This