Zyrtare: Trupi i pajetë në IML është i Faton Hajrizit
Drejtori i Departamentit të Laboratorëve Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaçi, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit tanimë është identifikuar nga familjarët e tij.
“Këtë po e deklarojmë pas urdhrit që është bërë nga Prokuroria, respektivisht nga prokurori përgjegjës. Është identifikuar nga familjarët e rastit në praninë e mjekut kujdestar”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se është formuar një komision për autopsi, dhe pas autopsisë trupi i pajetë lirohet për familjar.
“Realisht për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave, në konsultim edhe me drejtorin e përgjithshëm kemi formuar një komision tre antarësh prej ekspertëve mjekoligjorë që do të kryejnë autopsinë në prani të prokurorit dhe familjarëve. Trupi i pajetë pas autopsisë do t’ju dorëzohet familjarëve”, ka thënë ai, raporton rtk.