Zyrtare: Shkarkohet Jurgen Klinsmann

Zyrtare: Shkarkohet Jurgen Klinsmann

Tashmë është zyrtare: Jurgen Klinsmann është shkarkuar nga pozicioni i tij si trajner i kombëtares së Koresë së Jugut.

Rezultatet e dobëta në Kupën e Azisë i kanë kushtuar vendin e punës teknikut gjerman.

“AKF ka vendosur të ndryshojë trajnerin pas vlerësimit të kujdesshëm”, tha presidenti i federates koreane të futbollit Chung Mong-gyu në një konferencë për shtyp duke shkarkuar trajnerin gjerman pas më pak se një viti në krye të ekipit aziatik.

Koreja e Jugut u mund nga Jordania 2-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Azisë. Klinsmann mori drejtimin e ekipit kombëtar të Koresë së Jugut në fillim të vitit të kaluar. Ish-sulmuesi i Gjermanisë ka qenë trajner i ekipeve kombëtare të SHBA-së dhe Gjermanisë, si dhe i Bayern Mynihut.

Share This