Zyrtare: Roma zyrtarizon Azmun-in

Zyrtare: Roma zyrtarizon Azmun-in

Tashmë është zyrtare. Sardar Azmun është lojtar i ri i AS Romës.

Klubi italian përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Bayer Levekusenin për Azmun.

“AS Roma është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përkohshëm të Sardar Azmun nga Bajer Leverkusen, me një opsion për t’u transferuar përgjithmonë, deri më 30 qershor 2024″, thuhet në njoftimin e Romës.

Sulmuesi iranian ka luajtur në dy Kupa Botërore, në 2018 dhe 2022. Ai ka fituar 4 Premier Liga Ruse, 1 Kupe Ruse dhe 2 Superkupa Ruse. Gjithashtu Azmun u shpall golashënuesi më i mirë i ligës ruse në sezonin 2019-20.

Kujtojmë se iraniani ka veshur fanellat e Rubin Kazan, Rostov, Zenit, si dhe atë të Bajer Leverkusen.

Në karrierën e tij me klube, ka shënuar 115 gola si ka dhuruar 48 asiste në 316 paraqitje. Për kombëtaren ka shënuar 45 gola dhe 9 asiste në 71 ndeshje.

Share This