
Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme
Real Madrid ka konfirmuar të premten përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin legjendar Carlo Ancelotti, duke i dhënë fund një prej periudhave më të suksesshme në historinë 123-vjeçare të klubit.
Në një komunikatë zyrtare, klubi spanjoll ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë për një prej figurave më të mëdha të historisë së Real Madridit dhe futbollit botëror.
Ancelotti largohet si trajneri më i dekoruar në historinë e klubit “merengues”, me plot 15 trofe të fituar gjatë gjashtë sezoneve në krye të skuadrës. Bilanci i tij përfshin:
3 Liga të Kampionëve,
3 Kupa të Botës për Klube,
3 Superkupa të Europës,
2 La Liga,
2 Kupa të Mbretit dhe
2 Superkupa të Spanjës.