Zyrtare/ Plotësohet mbrojtja e Milan-it, “Djalli” firmos me talentin e Atletico Platense
Stefano Pioli është drejt plotësimit të skuadrës, me emrat që donte të afronte këtë merkato te Milan.
Marco Pellegrino është lojtari i fundit që është bashkuar me ekipin e “Djallit”.
Në një njoftim në faqen zyrtare, Milan bën me dije se kanë firmosur me mbrojtësin deri në 2028-ën.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka firmosur me Marco Pellegrino nga Club Atletico Platense. Mbrojtësi argjentinas ka nënshkruar një kontratë me klubin AC Milan deri më 30 qershor 2028. I lindur në Buenos Aires (Argjentinë) më 18 korrik 2002, Marco u rrit në skuadrat e të rinjve të Platense, ndërsa debutoi në Ekipin e Parë më 23 Mars 2023, duke numëruar gjithsej 17 paraqitje dhe realizoi 1 gol. Marco Pellegrino do të veshë fanellën me numrin 31”-njofton Milan.
Me lojtarin e afruar nga Atletico Platense, Pioli. do të ketë të plotësuar repartin e mbrojtjes.