Zyrtare: Phillips huazohet të West Hami

Zyrtare: Phillips huazohet të West Hami

Tashmë është zyrtare. Kalvin Phillips është lojtar i ri i klubit anglez, West Ham.

Mbrojtësi anglez largohet nga Man City në formë huazimi tek West Hami.

West Ham përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me 28-vjeçarin deri në fund të këtij sezoni.

“West Ham United është i kënaqur të konfirmojë afrimin e mesfushorit anglez Kalvin Phillips në huazim deri në fund të sezonit 2023/24. 28-vjeçari  vjen nga Manchester City dhe mund të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e së enjtes në Premier League me AFC Bournemouth”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Phillips, i cili nuk po gjente hapësira te skuadra e Pep Guardiolës,  kërkohej edhe nga disa klube të tjera, por zgjodhi West Hamin.

 

Share This