Zyrtare: Pensionohet Loriana Kuka

Zyrtare: Pensionohet Loriana Kuka

Paraqitja në ‘Paris 2024’ është fundi i karrierës së xhudistës sonë, Loriana Kuka.

Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një njoftimi, ka konfirmuar pensionimin e Loriana Kukës.

“Loriana Kuka mbyll karrierën e suksesshme në xhudo. Krenarë me ty! Mirënjohës për gjithçka që i dhatë sportit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Kuka ka pasur një rrugëtim të suksesshëm në xhudo gjatë karrierës së saj.

Ajo ka fituar medalje evropiane, botërore, ishte medaliste e Lojërave Evropiane, dy herë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, si dhe ishte edhe medaliste e Lojërave Mesdhetare.

Share This