Zyrtare: Olivier Giroud lojtari më i ri i Los Angeles FC

Zyrtare: Olivier Giroud lojtari më i ri i Los Angeles FC

Olivier Giroud është zyrtarisht lojtari më i ri Los Angeles FC.

Klubi amerikan ka zyrtarizuar këtë të martë afrimin e sulmuesit francez përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Sulmuesi Olivier Giroud do t’i bashkohet Los Angeles FC deri në vitin 2025, me opsionin e zgjatjes së kontratës deri në vitin 2026”, bën me dije klubi amerikan.

Vetëm një ditë më parë francezi bëri me dije largimin nga Milan-i përmes një videoje të publikuar nga klubi italian në rrjetet sociale.

Share This