Zyrtare: Ndeshja Kosovë-Izrael do të luhet më 12 nëntor
UEFA ka konfirmuar datën e re për ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, por që u shty pas nisjes së luftës së Izraelit me Hamasin.
Sipas njoftimit, ndeshja në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 do të zhvillohet më 12 nëntor, raporton KK.
Izraeli shpalli gjendje lufte më 7 tetor, pak orë pasi mijëra luftëtarë të grupit militant, Hamas, i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit për ta kryer njërin prej sulmeve më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit.